Trajneri i kombëtares së peshëngritjes denoncon në “Stop”, faktin që sportistët nuk kanë marrë rrogë mujore e si rrjedhojë, nuk u janë paguar as sigurimet. 

Sahit Prizreni: Sepse sot që flasim është data 5, e muajit Mars dhe të gjitha federatat nuk kanë asnjë fond për të kryer aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Jemi në vitin më të rëndësishëm olimpik. Për Federatën është qëllimi kryesor dhe për sportistin është arritja më e madhe që ekziston, flasim për elitën e këtij sporti. Përveçse ka një neglizhencë në gjithë këto vite karrierë, që unë bëj sport vetë, mendoj që kjo është dita më e errët që sporti po përjeton. Jemi në garën e parë kualifikuese, gara më e rëndësishme për çdo federate dhe sigurisht edhe për ne. Zhvillohet në Budapest të Hungarisë në datën 17. Sot që ne flasim, federata nuk është në gjendje të bëjë asnjë veprim për shkak të pamundësisë për të kryer detyrimet minimale, që ne të marrim pjesë në këtë aktivitet.

Zef Kovaçi: Flitet gjithmonë për pagat e sportistëve, por sportistët individualë, që kemi neve, nuk marrin asnjë lloj page, marrin trajtim ushqimor.

Gazetari: Por kjo është e turpshme!

Zef Kovaçi: Është e turpshme, s’kanë as siguracion, ka dalë ligji hë, nuk kanë siguracion, as shëndetësor, as pension. Kemi Ilir Sulin që e ka lënë sportin, 20 vjet s’ka as një vit këtu. Ke Erkand Qerimaj, Daniel Godellin, këta kampionët e Europës, s’kanë as një vit siguracion pune. Kur vriten dhe sëmuren, o me miq ose me lek. Dhe kjo është situata e sportit. Fatmirësisht në thonjëza, drejtuesit tanë të sportit nuk japin as përgjigje tani, ka filluar një perfeksion i heshtjes. Tani thuaj sa të duash ti, inatin ta mbajnë, mos kujto ti, unë i pari që do dal, do thonë prapë ky mistreci dhe të fusin si Emiliano Zapata themi ne, në rreth të kuq. S’ka rëndësi fare, sepse çfarë ndodh në çdo aktivitet sportive, olimpiadë, ikën sportistat, s’ikën sportistat drejtuesit tanë do ikin, 3 javë nëpër hotele të bukura, ndonjëherë marrin dhe gratë, ndonjëherë marrin ndonjë tjetër.

Gazetari: Kampionët s’kanë lekë për kafe?

Zef Kovaci: Pikërisht pra, unë s’dua të ofendoj asnjeri se gjithsecili ka problemet e veta. Këta duan ti ulin njerëzit, një kampion që ul kokën nuk është kurrë kampion, më vjen keq këtë jua kam thënë dhe sportistave. Këta me marifete duan t’ju ulin kokën, do të bëj këtë, do ta bëj atë, mos fol këtë dhe po ta vësh re bëhet pak zhurmë dhe pastaj mbyllet. Pse? Devid at Impera, Përça dhe sundo.

“Stop” interesohet drejtpërdrejt me zv.ministrin e Arsimit dhe Sportit, Kostandin Shkurti, për mungesën e parave prej disa muajsh. Zv.ministri Shkurti deklaron, se kanë kaluar fondet në 5 mars 2020.

Gazetari: Doja t’ju pyesja në lidhje me këtë situatë kautike që po ndodh me federatat sportive, kanë që në Nëntor që nuk janë paguar.

Kostandin Shkurti: Ka kaluar urdhri për shpërndarjen e fondeve.

Gazetari: Kur ka kaluar?

Kostandin Shkurti: Nga pikëpamja administrative, kjo që di unë urdhri ka kaluar është mbështetur është shpërndarë fondi, nga pikëpamja administrative, kurse nga pikëpamja ekzekutive sigurtisht drejtoria e buxhetit i bën këto punë që  i shpërndan.

Gazetari: E kuptoj shumë mirë, ja të jap një rast konkret. Sot unë po merrem me federatën e mundjes, që në datë 17 kanë aktivitetin në Budapest, nuk kanë marrë asnjë lloj fondi, me çfarë do shkojnë këta kampionë zotëri?

Kostandin Shkurti: Ajo që unë dua të them është se urdhri për shpërndarjen e fondeve është bërë.

Por pas një verifikimi në thesar, fondet nuk kishin kaluar.

Kostandin Shkurti: Grupi ka shpërndarë fondin, tani ka probleme ekzekutive për ta çuar në thesar dhe thesari ta shpërndajë atë punë. Çfarë problemi ka tjetër?

Gazetari: Po ka problem se s’kanë marrë pagat!

Kostandin Shkurti: Po thoju dhe atyre të federatave që ke afër të përpiqen dhe ata.

Por ndërsa kjo federatë nuk i ka marrë, agjensia e shërbimeve të sportit i ka marrë ato.

Gazetari: Po jo, a i keni marrë pagat?

Punonjësi Nesër në mengjes, ne i kemi marrë, po s’flasim dot, po nuk prononcohemi dot, se nuk jemi ne titullarë.

Gazetari: Kaq mo kaq! I keni marrë, apo jo?

Punonjësi: Po mo, në rregull!

Gazetari: Po ça pune bën kjo lloj agjencie? Monitoron aa..ça, ça eshtë kjo

Punonjësi: Është në shërbim të federatave.

Gazetari: Po!

Punonjësi: Është në monitorim aktivitetesh, në shërbim të federatave domethënë.

Gazetari: Po!

Punonjësi: Kuptohet, në bazë të nevojave të federatave./tvklan.al