Kanadaja po ngrohet mesatarisht dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës. Raporti mbi klimën i hartuar nga qeveria thekson se ndryshimet që po pëson Kanadaja janë tashmë të dukshme, por pritet të sjellin problematika edhe më të mëdha në të ardhmen.

Ndikimin më të madh nga ngrohja globale po e ndjen Arktiku i Kanadasë. Ngrohja në këtë pjesë do të vazhdojë edhe më shumë.

Temperatura mesatare vjetore e Kanadasë është rritur me rreth 1. 7C që nga viti 1948, kur u regjistruan për herë të parë temperaturat në mbarë vendin. Shumë nga efektet e vërejtura tashmë mund të jenë të pakthyeshme.

Ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që përgjegjës kryesor për dyfishimin e ngrohjes globale në këtë vend është aktiviteti njerëzor. Pasojë e kësaj situate është moti ekstrem, zjarret e shumta, por edhe përmbytje në disa zona.

Klan Plus