Mbyllja e javës së pestë të “Kënga Magjike” u bë nga një artiste shumë speciale, Eliza G.

Ajo është një kantautore italiane në skenën e muzikës urban/pop, e mirënjohur në Amerikën Latine dhe Europë. Në vitin 2018 publikoi albumin “Ninety” – 10 kovera nga grupet më të mira të viteve 90, si Spice Girls, Backstreet boys, No Doubt etj.

Pjesëmarrëse në Voice of Italy, me mentor Gigi D`Alessio. E vetmja italiane që ka hyrë në historinë e Global Voice, si 1 nga 10 ekzibicionet më të mira. Në botë njihet si “L`Italiana” – Këtë emër mban projekti live me turne në të gjithë botën. Është vlerësuar me çmimin Grand Prize në festivalin prestigjoz Cerbul de Aur.

Ardit Gjebrea: Mirë se vjen!

Eliza G: Faleminderit, është një kënaqësi të jesh këtu me ju.

Ardit Gjebrea: Unë besoj që të ka munguar publiku, prej më shumë se… nuk e di sa.

Eliza G: Eh , e vërtetë , shumë. Pothuajse një vit, më shumë se një vit do të thosha. Unë flas për Italinë, bota e spektaklit në Itali ka qenë e ndaluar , kështu që është një emocion jashtëzakonisht i madh që unë po përfaqësoj vendin tim , që po përfaqësoj muzikën time. Eshtë një publik i mrekullueshëm dhe një Shqipëri e mrekullueshme.

Ardit Gjebrea: Eliza, ti ke udhëtuar dhe ke përfaqësuar Italinë në shumë skena, nëse do të kishte gojë valixhja jote , çfarë do të tregonte?

Eliza G: Uh, do të kishte shumë për të treguar. Kaq shumë gjëra sepse ka qenë me mua në të gjithë botën pothuajse . Do të tregonte për Amerikën Latine, Brazilin por edhe për vendet e Lindjes siç është Egjipti. Unë jam një person që më pëlqen të udhëtoj shumë , që ha shumë…

Ardit Gjebrea: Sonte jemi për darkë bashkë…

Eliza G: Jam njeri që i pëlqen të shijojë pjatat tradicionale dhe nuk i le gjë mangut për sa i përket përvojës , punës time dhe udhëtimeve.

Ardit Gjebrea: Mirë se vjen në Shqipëri dhe ndërkohë edhe nga publiku janë kureshtarë të dinë për ty sepse kanë kërkuar dhe ndoshta diçka kanë gjetur. Le ta ndjekim bashkë!

Publiku sigurisht që kishte pyetje për artisten e mirënjohur dhe ndër to:

Ju keni një këngë që titullohet “Ladies Night”, kur ka qenë hera e fundit që keni qenë në një “Ladies Night” dhe a mund të na tregoni një episod që keni qenë tap?

Eliza G: Atëherë, po bëj një hyrje , unë vijë nga verilindja e Italisë , është atdheu i verës , ka një prodhim të madh të verës. Unë nuk pi alkool prandaj për të treguar një histori prej një vajzë të dehur do të ishte e pamundur. Por, një natë ndërmjet grash , femrash do të ishte një mrekulli sepse dua ti përqafoj mikeshat e mia. Na mungon jeta , na mungojnë përqafimet , na mungojnë njerëzit që ne i duam shumë. Shpresojmë që ne këtë të arrijmë ta bëjmë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ardit Gjebrea: Tashmë është momenti të dehemi me titullin e këngës “A un passo dal deserto”. /tvklan.al