Kanye West përmes disa postimeve në Twitter bëri të ditur se dëshiron të bashkëpunojë me TikTok, për të sjellë një version të krishterë të aplikacionit, të quajtur Jezus Tok.

Reperi u shpreh se ishte i “shqetësuar” nga përmbajtja që pa në aplikacion teksa ishte duke parë Tik Tok me vajzën e tij 7-vjeçare North.

Një vizion sapo më erdhi: Jezus Tok. Po shikoja Tik Tok me vajzën time dhe si një baba i krishterë, isha i shqetësuar për përmbajtjen, por e dashurova teknologjinë. Të lutemi të bashkëpunojmë me Tik Tok, që të sjellim një version kristian të monitoruar, të sigurt për fëmijët dhe botën. Në emër të Jezusit”,ka shkruar West në postimin e tij në Twitter. /tvklan.al