Sarandë – Operacioni antidrogë i koduar  “Likojani” ka vënë në pranga 2 persona dhe ka bërë të mundur sekuestrimin e 22 kg kanabis. Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në afërsi të Likojanit, kanë evidentuar 2 të rinjtë  që po transportonin dy çanta ku brenda tyre kishte drogë.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku u arrestuan A. H., 31 vjeç, lindur dhe banues në Berzhit,Tiranë dhe G.P., 29  vjeç, lindur dhe banues në Polis, Librazhd.

Po në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë shpallja në kërkim e dy personave të tjerë A.XH dhe D.A, ku vijon puna për kapjen e tyre./tvklan.al