Gjatë patrullimeve të policisë kufitare dhe asaj Frontex, u kapën në malin e Moravës rreth 30 emigrantë të paligjshëm.

Sipas informacioneve të policisë ata kanë ecur në këmbë prej kufirit të gjelbër, dhe pas disa orësh kanë mbërritur në Malin e Moravës.

Mësohet se të huajt janë të gjithë të gjinisë mashkullore, mes tyre edhe disa minorenë, sirianë dhe palestinezë.

Gjatë ndalimit të tyre, është bërë edhe kontrolli mjekësor, ku veç lodhjes dhe të ftohtit, asnjëri prej emigrantëve nuk ka probleme shëndetësore.

Ata do të dërgohen në Drejtorisë Vendore e më pas do të vijohet me procedurat e azilkërkimit apo kthimit pas në tokën greke.

Klan News