Ky është momenti kur autorit të masakrës me 8 viktima iu vunë prangat. Ritvan Zykaj u kap në një zonë me kallamishte në dalje të Selenicës. Nuk ka bërë rezistencë. Ka lëshuar automatikun dhe u kërkoi policëve të pijë ujë.

Ka pranuar krimin, por jo që të bashkëpunojë më shumë. Motivi është krejtësisht banal. Një nga pjesëtarët e 3 familjeve të shuara, e kanë akuzuar për vjedhje.

Konfliktet kanë qenë teë hershme, por hakmarrja e çobanit 24-vjeçar erdhi vetëm pasditen e së premtes, pas një dreke që ai kishte pasur me familjen e tij.

Fillimisht ka hyrë në familjen e Besimit, djalit të xhaxhait të të atit, të cilit, pasi i ka thirrur i ka qëllur së bashku me të shoqen Vasilikën dhe Sarën, të bijën 17- vjeçare.

Më të voglin e familjes, Ledionin 9 vjeç, e ka gjetur dhe e ka goditur brenda shtëpisë.

Djali tjetër i familjes, Albi 18-vjeçar, për fat nuk gjendej në shtëpi në momentin e ngjarjes  pasi punonte si kuzhinier në Dhërmi.

Më pas vrasësi gjakftohtë i është drejtuar shtëpisë së kushëririt tjetër, Azemit i cili pasi kishte dëgjuar të shtënat kishte dal i tronditur në oborr ku është përballur me breshërinë e kallashnikovit, bashkë me të shoqen, Afërditën.

Dy djemtë e tyre nuk u gjendën në shtëpi. Xhaxhain e të atit, Demirin dhe gruan e tij Ferien i ka qëlluar në rrugë pak metra larg shtëpisë së tyre.

Askush nuk e ka parë pas çmendurisë deri në momentin e arrestimit. 24 – vjeçari nuk njihej si problematik.

Pak vite më parë kishte kaluar një situatë traumatike pasi ishte djegur në pyll në 80 përqind të trupit të tij dhe prej atëherë banorët e Resulajt thonë se ishte bërë i pakomunikueshëm.

Në fshat tani po e thërrasin si të marrë, siç e quajtën që në përcjelljen e 8 viktimave të shkaktuara prej tij.

Tv Klan