Terrori serb në Kosovë ka sjellë rritjen e fluksit të klandestinëve. Rreth 200 emigrantë u kapën në brigjet e Italisë në Otranto. Pjesa më e madhe janë kosovarë, të tjerët shqiptarë dhe kurd. Që të shtunën më shumë se 600 persona janë kapur në brigjet juglindore të Italisë pasi kanë zbarkuar atje në mënyrë klandestine.

Sipas policisë italiane ky fluks i ri lidhet me tensionin që mbizotëron në Kosovë. Kryeministri italian Dalema u bëri thirrje të Hënën partnerëve të tij evropianë për solidaritet dhe theksoi se gjendja në Kosovë rrezikon të shkaktojë një eksodë të pakontrolluar drejt Italisë.

Dy motovedeta të Guardia di Finanza kanë sprapsur në gjirin e Vlorës dy gomone të mbushura me klandestinë. Është sekuestruar një gomone me 28 klandestinë dhe u gjetën në të 90 kg marihuanë, ndërsa skafisti përfundoi nën pranga. Mësohet gjithashtu se janë bllokuar dhe dy autovetura të cilat do të transportonin më tej të Italisë një pjesë të klandestinëve të sapoardhur.

Ndërsa thuajse një javë pas hyrjes në fuqi të ligjit të anti skafeve të miratura nga Parlamenti Shqiptar, më në fund paraditen e sotme është vendosur masa e sekuestrimit për një gomone të ndaluar një ditë më parë nga policia italiane./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori