Cilësia e ajrit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier e Shkodër nuk është e një niveli shumë të mirë. Këtë nxjerr si përfundim Agjencia Kombëtare e Mjedisit në raportin vjetor të 2023-it.

“Tirana rezulton qyteti me ajrin më të ndotur nga grimcat e pluhurit me diametër me të vogël se 10 mikrogramë. Niveli mesatar vjetor i këtyre grimcave në kryeqytet e tejkalon me 35% normën e lejuar.”

Pas Tiranës, vlerat më të larta i ka Elbasani. Kjo ndotje shkaktohet kryesisht nga shkarkimet e automjeteve në rrugët me trafik të rënduar.

“Menaxhimi i trafikut mund të japë një kontribut të rëndësishëm për të ndihmuar në reduktimin e shkarkimeve të ndotësve nga automjetet, si për shembull: skema që ndalojnë ose përjashtojnë makina më pak të pastra nga rrugë ose zona të veçanta.”

Ekspozim ndaj grimcave të pluhurit PM 10 mund të përkeqësojë sëmundjet respiratore dhe kardiovaskulare, si dhe rritjen e vdekshmërisë.

Shkarkimet industriale po ashtu kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në ndotjen e ajrit në Shqipëri.

Një nga problemet serioze të ndotjes në Elbasan janë pluhurat e shkaktuara nga industria metalurgjike, fabrika e çimentos dhe nga depozita të hapura.

Ndërsa në zonën e Fierit ka probleme serioze të shkaktuara nga industria prezente dhe e mëparshme e naftës.

Tv Klan