Një sasi e madhe droge u kap në doganën e Kapshtices. 500 kilogram kanabis sativa u gjetën në këtë kamion me targa AA 312 MY, të drejtuar Eldi Zahiri, 38 vjeç nga Durrësi.

Lënda narkotike u zbulua gjatë  kontrollit  të  ushtruar nga  Policia Kufitare  e Kapshtices, në vijën e dytë, në dalje të territorit shqiptar dhe pas kontrollit  në skanerin “S2 Globale”.

https://www.youtube.com//embed/bRKvtc3-68M

Ajo ishte e ndare në 474 pako të mbështjella me natriban. Droga ishte fshehur në pjesën e tavanit  të  mjetit  dhe  rimorkios së kamionit. Policia tha se destinacioni i saj ishte Turqia.

Drejtuesi i mjetit, i arrestuar në flagrancë, po u nënshtrohet procedurave hetimore, në perpjekje për të zbuluar se ku është furnizuar me lëndën narkotike dhe kush janë personat e tjerë të përfshirë në trafik.

Burime të policisë flasin për një linjë të re të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Turqi, përmes Greqisë.

TV Klan