Kapet shqiptari me 50 kg drogë në RMV - Tv Klan

Kapet shqiptari me 50 kg drogë në RMV



Kapet shqiptari me 50 kg drogë në RMV

17:30 10/06/2021

Lënda narkotike kishte destinacion Greqinë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në kuadër të aktiviteteve të përforcuara policore në luftën kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë, në një aksion të përbashkët me zyrtarë të policisë nga Departamenti për Polici Kriminale, Sektori për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materje të rrezikshme dhe Policisë së Prilepit rreth orës 01:00 pas mesnate është konfiskuar drogë në vlerë rreth 200.000 euro, me destinacion Greqinë, kurse është arrestuar një person.

 Një patrullë e Policisë së Prilepit, siç njofton ministria, rreth orës 01.00 pas mesnate në rrugën rajonale Prilep-Gradsko në afërsi të një pike të karburantit, ka ndaluar një automjet transportues “Man” me tabela regjistrimi të Shqipërisë, që drejtohej nga 40-vjeçari me iniciale B.J nga Shqipëria. Sic njofton MPB-ja, gjatë kontrollit, nga ana e shtetasit shqiptar, zyrtarëve policor u është ofruar para që të mos kryejnë veprime zyrtare ndaj vozitësit dhe automjetit transportues.

“Nga ana e zyrtarëve policor është kryer kontrolli, ku në rimorkio janë gjetur dy valixhe me 50 paketime të marijuanës me peshë rreth 50 kilogramë. Vlera e drogës është rreth 200 mijë euro. Vozitësi është privuar nga liria dhe gjatë ditës me kallëzim penal do t`I dorëzohet Prokurorisë së Prilepit”.

Nga ministria thonë se do të vazhdojnë me masa intensive dhe aktivitete për shkatërrimin e tregtisë së jashtëligjshme me drogë si dhe llojeve tjera të krimit.

Klan Macedonia








Të ngjashme