Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Moti dhe koha e paparashikuar ka vënë në hall të gjithë edhe për sinoptikanët është bërë e vështirë të përcaktohet se çdo të ndodh për një periudhë njëjavore. 24 orët e fundit janë shoqëruar me mot të vranët dhe shira lokal. Kjo solli dhe ulje të temperaturës me 2-3 gradë, në krahasim me ditët e tjera.

Këto masa ajrore të freskëta dhe të largëta vijnë nga jugu i Mesdheut. Vera e hershme arriti t’i ngrejë temperaturat deri 30 gradë në mes të muajit Maj. Sinoptikanja Elvira Dhimitri sqaron.

Elvira Dhimitri:- “Temperatura sot dhe nesër mendohet të qëndrojë maksimumi nga 20 gradë deri në 25 gradë, për të gjithë vendin, kurse nga dita e nesërme përsëri presim rritje të temperaturave”.

Për muajt e ardhshëm parashikohet një verë e ngjashme me atë të dy-tre viteve më parë. Përsëritje të temperaturave ndoshta me disa gradë më shumë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti