Të rrallë pensionistët që dalin për blerje

Rregulli për të marrë leje për çdo dalje nga shtëpia, duket se ka shmangur dyndjet. Por në qytetin e Lushnjes rregullorja është thyer nga ata qytetarë, të cilët nuk e kishin të qartë mënyrën e aplikimit, kryesisht më të moshuarit.

“Ja e kam shpinë këtu unë, ngjitur me tregun. Nuk di unë, kam një nga këta telefonat e vegjël. Mund t’i them dikujt, por edhe për t’i thënë atij duhet të dal nëpër rrugë”.

Ndërsa për moshat më të reja aplikimi nuk ka qenë i vështirë. Edhe në Korçë pavarësisht mungesës së lejes, qytetarët kanë dalë nga banesat e tyre.

“S’kam leje, por nuk di ta nxjerr”

“Pa leje, aplikova në telefon dhe nuk më kthyen përgjigje”.

Në Elbasan mjaft qytetarë nuk janë ende në dijeni për aplikacionin. Lejen që kanë për të shkuar në punë e kanë përdorur edhe për nevojat e përditshme.

Për të siguruar një leje edhe në Durrës qytetarët kanë patur vështirësi.

“Aplikova, një komshi se unë vetë nuk di. Shumë i vështirë për mua, po për këta të rinjtë nuk e di”.

“Shumë i vështirë, unë me mesazh vetë”.

“Leje këtu nuk merret vesh gjë fare, do 24 orë thotë aty. Ku i di unë gjithë ato gjëra”.

“Unë s’e kam shumë idenë, kam aplikuar disa herë e s’ma hap”.

Për të shmangur dyndjet, Bashkia në Durrës, ka vendosur gjithashtu shpërndarjen e tregut më të madh të fruta perimeve në këtë qytet, në tre tregje më të vegjël, pavarësisht kundërshtimit të tregtarëve.

Tv Klan