Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga Komiteti i Ekspertëve, nga qeveria dhe KQZ që të hiqet masa për ndalimin e emigrantëve që të vijnë e të votojnë në Shqipëri.

Meta në një konferencë për mediat ka thënë se vendimi për ndalimin e ardhjes së emigrantëve me pretekstin e Covid është një akt i dhunshëm, barbar dhe diskriminues.

Kreu i shtetit më tej hodhi akuza kundër Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke e quajtur të kapur nga qeveria.

Ndalimi i votimit të emigrantëve përben një akt të dhunshëm dhe barbar, diskriminues dhe kushtetues. Arsyetimi i ndalesës i mijëra qytetarëve është një pretekst fals dhe i pambështetur në shkencë. Kjo është farsa e turpshme e përfshirjes së emigrantëve në votime. Kë të besojmë ne komitetin qorr të partisë shtet, apo qendrën kombëtare të kontrollit të Amerikës. I bëj apel qeverisë dhe Komitetit të Ekspertëve dhe KQZ-së të herë menjëherë këtë ndalesë të paprecedentë“, tha ndër të tjera Presidenti./tvklan.al