Verifikohet dokumentacioni për 24 qendra votimi

Komisioni për Ankesa dhe Sanksione në KQZ hapi këtë të hënë materialet zgjedhore për 24 qendra votimi në qarkun e Beratit si pjesë e shqyrtimit të ankimimeve të bëra nga PD dhe LSI që kërkojnë ripërtëritje të zgjedhjeve në këtë qark.

Por nga këqyrja e materialeve zgjedhore të kërkuara nga ky qark u konstatuan parregullsi të vogla të tilla si procesverbale të hedhura në kuti të gabuara.

Në një qendër votimi nga dokumentacioni u vu re se kishte 2 vota me shume sesa ajo e shënuar në procesverbal. Por këto elementë cilësohen si të papërfillshëm nga KAS për të kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Një vendim përfundimtar për këtë çështje pas administrimit të të gjitha të dhënave të nxjerra nga kutitë KAS do të marrë në ditët në vijim. 

LSI pretendon se ka pasur manipulim të rezultatit pasi mandati 5 i socialistëve u nda vetëm me 77 vota dhe LSI nuk mori asnjë mandate në bastionin e saj. Radhën për hapjen e materialeve zgjedhore pas Beratit do ta ketë Gjirokastra.

Tv Klan