Deputeti: Ligji nuk zbatohet njëlloj për të gjithë

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka denoncuar nga sheshi Skënderbej rastin e ndërtimeve të kateve shtese të një kulle të ngritur pranë rrugës së Durrësit.

Sipas tij, leja është e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit parashikon vetëm 26 kate, por ndërtimi ka shkuar deri në 40 kate.

“Në mes të Tiranës përbindëshat e betonit ngrihen në sy të gjithë institucioneve, askush nuk reagon, asnjë nuk gjobitet, askush nuk ndiqet penalisht! Ligji funksionon vetëm për të dobëtit, të fortët bëjnë ligjin!”, shprehet Salianji.

Tv Klan