Katy Perry ka hedhur poshtë akuzat se është përdhunuar nga producenti Dr. Luke. Në gjykatë, ajo konfirmoi se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie seksuale apo romantike me të dhe mohoi se Dr.Luke e ka droguar dhe përdhunuar.

Akuza erdhi nga këngëtarja Kesha, e cila tha se producenti drogoi dhe përdhunoi  Katy-n në vitin 2016,  pasi kishte abuzuar seksualisht dhe emocinonalisht me Keshën.

Ajo tha se teksa kanë qënë në studio, Luke e ka kërcënuar se do t’ia vrasë qenin nëse ai i afrohet, po ashtu i ka thënë se nënës së saj do t’ia shkulte flokët.

Gjatë marrjes së dëshmive u zbulua se producenti ka tentuar ta shantazhojë edhe vetë bashkëshorten e tij për ta abortuar fëmijën që do të vinte në jetë.

Lufta ligjore mes të këngëtares Kesha dhe Dr. Luke, vazhdon të jetë e ashpër.  Tani është Dr. Luke që ka paditur këtë të fundit për shpifje. Sipas tij, ajo po e bën gjithë këtë për të shkatërruar reputacionin e tij.

Klan Plus