Komisioneri Várhelyi iu kundërpërgjigjet skeptikëve për nismën rajonale

Duke iu përgjigjur skeptikëve të nismave rajonale Várhelyi thekson se KE vazhdon të mbështesë plotësisht tregun e përbashkët rajonal siç është rënë dakord nga krerët e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Berlinit 2020 në Sofje. Komisioni Europian ka shprehur keqardhjen për mungesën e progresit në zbatimin e tregut të përbashkët rajonal mes gjashtë shteteve partnere të Ballkanit Perëndimor.

Për Varhelyi çdo iniciativë që çon në një integrim më të thellë ekonomik rajonal mund të jetë e dobishme por kjo duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse, prandaj, liderët e Ballkanit Perëndimor ftohen që të bëjnë përparim në zbatimin e tregut të përbashkët rajonal, me angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve.

Kjo është e rëndësishme sipas komisionerit bëhet për të realizuar përfitimet e plota të integrimit rajonal, për të shfrytëzuar më mirë investimet në planin ekonomik dhe investues dhe për të lidhur më mirë të gjithë rajonin me tregun e përbashkët të BE-së. Várhelyi thekson se iniciativa “Ballkani i Hapur” ishte e para që erdhi me origjinë nga rajoni dhe se ishte e rëndësishme që të tre liderët të ishin të përkushtuar dhe të gatshëm ta zgjeronin atë me të tjerët.

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç, së fundi ka vlerësuar se Vuçiç po përpiqet të paraqitet si faktor i bashkëpunimit rajonal me nismën “Ballkani i Hapur” por ai në fakt është “një njeri që shkatërron sovranitetin e vendeve fqinje dhe stabilitetin e rajonit”. Gjukanoviç tha se ka iniciativa të tjera si Procesi i Berlinit, i cili “hap perspektiva të rëndësishme rajonale“.

Klan News