Përbërësit:

400 gr rukola

320 gr petë sfoliat

125 gr pana kuzhine

100 gr djathë asiago

80 gr salmon i tymosur

70 gr djathë grana padano

6 vezë

2 qepë të njoma

Kripë

Piper

Përgatitja:

Hedhim vezët në një tas dhe i rrahim me pak kripë dhe piper. Presim në kubikë të vegjël djathin dhe e shtojmë tek vezët, shtojmë po ashtu djathin e grirë, salmonin dhe panën.

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepët e njoma dhe rukolan. Pasi i skuqim i shtojmë tek tasi me vezët dhe djathërat.

Shtojmë petën në portier dhe e mbushim me ingredientët që përziem bashkë. Më pas e fusim në furrë dhe e lëmë të piqet për disa minuta.

/tvklan.al