“Kemi ngel pa mend”, fqinjët të tronditur nga ngjarja në kryeqytet (Video) – TV KLAN

“Kemi ngel pa mend”, fqinjët të tronditur nga ngjarja në kryeqytet (Video)

Ende pa zbardhur mirë, fqinjët dëgjuan të shtëna, pa e ditur që Alket Arapaj i kishte marrë jetën bashkëshortes së tij 36-vjeçare, Ervilma Seferaj. Ata shprehen të tronditur, ndërsa për mediat tregojnë se çifti jetonte prej vitesh në këtë zonë. Të sjellshëm e të qetë, fqinjët thonë se ishte një familje shumë të mirë.

“Shumë familje e mirë. Ai Alketi na fliste, ajo vajza ishte shumë mirë. Nuk di, nuk di, ne kur morëm vesh tani në mëngjes, kemi ngel pa mend. U ngritëm në 6, dëgjuam pak zhurmë po nuk na shkoi ndërmend gjë, nuk na shkonte mendja kurrë. Unë kam 50 vjet që jetoj këtu qëkur jam martuar dhe këta kanë vite që jetojnë këtu.

 E ëma, i ati ishin në Itali te djali tjetër dhe vinin në Mars. Tani ka ndodhur kjo gjë… Ajo nusja dilte e mbushte ujë, ky djali shkonte në punë i veshur. Kanë një vajzë 3 vjeçe”, rrëfen një fqinje.

Alket Arapaj, punonjës i Gardës e qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij mëngjesin e kësaj të marte. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e çiftit në zonën e Alliasit. Në shtëpi ndodhej edhe vajza e tyre e mitur. Motivet e këtij krimi të rëndë nuk dihen ende./tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione