Një ndër lidhjet më të komentuara në showbiz-in shqiptar është padyshim ajo e Adriana Matoshit dhe Keith Groeneveld.

Në fillimet e tyre ata janë vënë në qendër të opinionit publik dhe paragjykimeve në lidhje me diferencën në moshë të çiftit.

Pavarësisht të gjithave, dyshja kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit duke dëshmuar se dashuria nuk njeh moshë.

Së fundmi, i dashuri i aktores, është rikthyer pas disa muajsh në vendlindjen e partneres, në Kosovë.

Ka qenë vetë Adriana ajo që ka publikuar një foto përkrah Keith.

Matoshi ka bashkëngjitur krahas fotos një thënie të ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama.

“Më e bukura është kur gjen një partner që të do dhe të respekton me të vërtetë, sepse pas gjitha uljeve e ngritjeve, ne kemi njëri-tjetrin, gjë që e bën t’ia vlejë ky udhëtim”, ka shkruar ajo./tvklan.al