Artistja e njohur irlandeze, Sinéad O’Connor është konvertuar në myslimane. Këngëtarja e hitit

Nothing Compares 2 U

, njoftoi se e kishte ndërruar emrin e saj në Shuhada. Me anë të një mesazhi në rrjetin social Twitter, O’Connor falenderoi besimtarët myslimanë për mbështetjen e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që O’Connor, e cila ligjërisht e ndryshoi emrin e saj në Magda Davitt vitin e kaluar, ka folur publikisht për fenë.

Në vitin 1992, ajo nxiti polemika pasi grisi publikisht një fotografi të Papës në transmetim të drejtpërdrejtë, në një televizion amerikan. 7 vjet më vonë, ajo u konvertua nga një kishë, por rregullat e Kishës Katolike nuk lejojnë që gratë të bëhen priftërinj, nuk e njohën fare këtë ceremoni.

O’Connor mori famë në vitin 1990 me hitin

Nothing Compares 2 U

. Ajo ka realizuar 10 albume solo, ndërsa Gusht të 2018-s publikoi këngën e saj me titull

Milestones

.

/tvklan.al