Është ndër ato këngëtare që është pëlqyer gjithnjë jo vetëm për zërin dhe këngët e bukura, por për energjinë dhe elasticitetin në çdo skenë a klip që ka realizuar.

Genta Ismajli kohët e fundit është duke jetuar në Turqi, vend ky që jo vetëm po i jep asaj famë dhe projekte artistike, por edhe njeriun e zemrës.

Prej disa kohësh ajo është në një lidhje me një biznesmen turk dhe në rrjetet sociale nuk resht se shprehuri dashurinë që ndjen për të.

Përveç fotove që poston herë pas here në krah të tij, së fundmi i ka kushtuar edhe një dedikim, ku i tregon se jeta e saj është e bukur vetëm kur në të është pjesë ai.

“I dua sytë e mi kur ti shikon në ta, e dua emrin tim kur ti më flet, e dua zemrën time kur ti e prek atë, e dua jetën time kur ti je në të”. /tvklan.al