Çdo vit shtëpitë e modës nxjerrin në treg modele të reja këpucësh. Por ndërrimi i stinëve është padyshim edhe problemi më i madh i vajzave, përsa i përket gjetjes së duhur të tyre.

Por pa diskutim ato mbeten qershia mbi tortë në paraqitjen e një femre. Për fat të mirë disa lloje këpucësh janë shumë të përshtatshme për këtë sezon që do të vijë.

Çizmet me majë dhe të gjata deri tek gjuri do të vijojnë të jenë trend edhe në pranverë. Ato mund të përshtaten me çdo gjë si pallto, fund, fustan me ngjyra të ndezura etj.

Gjithashtu edhe atletet duhet të jenë patjetër në garderobën tuaj. Ato jo vetëm që qëndrojnë mirë në këmbë, por edhe shkojnë me çdo lloj veshjeje. Me ngjyra ose të thjeshta, ato duhet të jenë zgjedhja e parë për sezonin e pranverës.

Risi këtë vit janë në modë edhe sandalet me majë katrore. Ato mund të kombinohen me fustane të holla dhe më të trasha, funde apo xhinse.

Klan Plus