Drejtuesja e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” është detyruar të largohet nga shtëpia e saj për shkak të kërcënimeve. Sipas shtypit francez, rojet e sigurisë së Marika Bret kanë marrë kërcënime të drejtpërdrejta më datë 14 Shtator.

Ata janë të njëjët roje sigurie që shoqërojnë Bret prej 5 vitesh, pas sulmit terrorist që u krye në zyrat e revistës franceze.

Në Janar të vitit 2015, terroristët hynë në redaksinë e “Charlie Hebdo” duke vrarë 12 gazetarë, pas karikaturave satirike të Profetit Muhamed që publikoi kjo revistë.

Drejtuesja e revistës, Marika Bret tha për revistën “Le Point” se kërcënimet nisën pasi filloi gjyqi për sulmin terroristë të vitit 2015, si dhe me publikimin sërish të karikaturave të Profetit Muhamed në fillim të këtij muaji.

“Që kur nisi gjyqi dhe me ripublikimin e karikaturave, kemi marrë nga të gjitha llojet kërcënimeve, që nga al-Kaeda dhe të tjerë”, tha ajo.  /tvklan.al