Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, duke arrestuar një 32-vjeçar i cili kërcënonte me vrasje vëllain e tij.

32-vjeçari me iniciale S.L. kërcënoi me armë vëllain, por u arrestua në flagrancë nga policia që shkoi menjëherë në zonën e Lanabregasit pasi u njoftua për ngjarjen.

Mësohet se konflikti mes dy vëllezërve kishte ndodhur për motive të dobëta. Pas debatit verbal, 32-vjeçari kërcënoi se do të vriste vëllain e tij Xh.L. 37 vjeç.

Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje gjeti dhe sekuestroi një kallashnikov dhe një pushkë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al