Një 47-vjeçar i kërkuar për kultivim kanabisi është arrestuar në doganën e Kakavijës.

Në pranga ka rënë Edmond Kaceli, i kërkuar për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Ai u shpall në kërkim më 30 Maj 2021 gjatë aksionit anti-kanabis “Agimi” të policisë në rrethin e Krujës ku u arrestuan 16 persona, 3 u proceduan në gjendje të lirë dhe 24 të tjerë u shpallën në kërkim.

Edmond Kaceli iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë për procedura të mëtejshme. /tvklan.al