Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje qeverisë siriane të Bashar al-Assad të ndërpresë menjëherë bombaridmet ndaj rebelëve opozitare, pasi në këtë mënyrë po thyen marrëveshjen për amrëpushim. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ka patur edhe një bisedë telefonike mes Kerrit dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov, për të kërkuar ndihmën e Moskës që të të ulen armët në Siri.

Sekretari Kerry i tha Ministrit të Jashtëm rus se, Shtetet e Baskuara të Amerikës presin nga Rusia që të nxisë presidentin sirian Assad të ulë armët e të respektojë armëpushimin, ndërkohë që Uashingtoni do të bëjë të njejtën gjë me opozitën siriane. Përfaqësuesit opozitarë thanë nga Gjeneva se qeveria siriane nuk kërkon një zgjidhje politike, por një zgjidhje ushtarake, çka do të çonte në shkatërrimin total të vendit.

Dy ditë më parë, gjatë vizitës në selinë e CIA-s, presidenti amerikan Barak Obama,  tha se situata në Siri mbetet delikate, por zgjidhja përfundimtare duhet të jetë ajo diplomatike.  Obama tha se e vetmja mënyrë për të shkatërruar përfundimisht ISIS, është t’i japim fund luftës civile në Siri, një konflikt të cilin Shteti Islamik e ka shfrytëzuar për të ngritur krye.

TV Klan