KESH, situata e rënduar energjitike në vend – (7 Tetor 2000)



KESH, situata e rënduar energjitike në vend – (7 Tetor 2000)

15:48 07/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Situata e rëndë elektro-energjitike, në vend ka ardhur si pasojë e konsumit të tepruar të energjisë, si edhe nga mos vjelja e faturimeve në kohë të shpenzimeve të konsumatorëve. Kështu kanë deklaruar sot zëvendës ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, Pajtim Bello, Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Farudin Hoxha, si edhe drejtori i sektorit të energjisë pranë ministrisë Agim Bregasi.

Për këtë arsye KESH dhe Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, kanë marrë përsipër që për përballimin e situatës, do të vazhdojë importi i energjisë nga jashtë, në nivelet teknike, do të fillojë gjithashtu punë TEC-i i Fierit, si edhe me ndihmën e policisë elektrike, do të veprohet ashpër mbi konsumatorët debitor.

Farudin Hoxha:- “Përsa i përket sasisë së prodhimit të energjisë elektrike, ju e dini që prej 20 vjetësh në Shqipëri, nuk ndërtohet asnjë lloj burimi energjetik. Duhet thënë se Shqipëria para viteve ’90 ka prodhuar më shumë energji seç prodhon sot. Sot e tërë energji prodhohet vetëm nga hidrocentralet”.

50-60% e konsumit ditor të energjisë elektrike në vend importohet nga jashtë. Pavarësisht kësaj, ndërprerja e energjisë do të vazhdojë në orarin e stakimeve në masën 15% për aq kohë sa të mos ketë më abuzime./tvklan.al







Të ngjashme