Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot pasdite rreth orës 18, Këshilli i Sigurimit në Nju Jork, ka vendosur zyrtarisht se cili do të jetë kryeadministratori i ri civil i OKB-së, në Kosovë. Në një komunikatë për shtyp të lëshuar sot, shefi i këshillit të sigurimit Kofi Anan, ka emëruar Ministrin e Mbrojtjes daneze, Hans Hokenhaurd, si shef të ri të UMNIK-ut. Anan ka falënderuar Kushner, për punën mjaft të suksesshme 18 muajshme në Kosovë, për lidershipin dhe dinamizmin në një mision shumë të vështirë.

Pasi kishte nisur misionin e OKB-së në Qershor, pas shumë sfidash të mëdha me të cilat është dashur të përballet, doktori francez kishte kërkuar dorëheqjen nga posti që i ishte dhënë pak kohë më parë. Edhe komandanti i KFOR-it ka falënderuar Kushner, për punën e bërë gjatë muajve të fundit. Ministri danez i mbrojtjes, do të marrë postin e kryeadministratorit në Janar të këtij viti./tvklan.al