Kim Jong-un do të bëhet udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut, i cili do të kalojë në territorin e Koresë së Jugut që nga fundi i Luftës së Koresë në vitin 1953, pasi detajet përfundimtare në lidhje me samitin janë vendosur.  

Koreja e Jugut tha se Presidenti Moon Jae-in do të takojë personalisht Kim në kufi në orën orën 09:30 ditën e premte.

Bisedimet historike do të përqëndrohen në shenjat e fundit të Koresë së Veriut që mund të jenë të gatshëm të heqin dorë nga armët e saj bërthamore.

Analistët thonë se samiti mund të jetë një hap përparimi pas shumë vitesh tensioni.

Kim është i vendosur që të kalojë vijën e demarkacionit ushtarak, një shenjë e përcaktuar qartë e kufirit zyrtar ndërmjet dy territoreve. Megjithatë ai do të mbetet brenda zonës të çmilitarizuar.

Seuli ka paralajmëruar se arritja e një marrëveshjeje që synon çlirimin e Penianit nga armët e saj bërthamore do të jetë e “vështirë” për shkak se teknologjia bërthamore dhe raketore e Koresë së Veriut ka përparuar kaq shumë që nga takimi i liderëve më shumë se një dekadë më parë./tvklan.al