Kim Jong-un vendos ligj të ri radikal




Kim Jong-un vendos ligj të ri radikal

19:40 07/06/2021

Dënim me vdekje për këdo që kapet me sasi të mëdha filmash të huaj

Korea e Veriut kohët e fundit prezantoi një ligj të ri radikal që kërkon të eleminojë çdo lloj ndikimi të huaj, duke ndëshkuar ashpër këdo që kapet me filma, rroba të huaja, apo edhe duke përdorur gjuhë me zhargon.

Imagjinoni të jeni në një gjendje bllokimi të vazhdueshme pa internet, pa media sociale dhe vetëm disa kanale televizive të kontrolluara nga shteti të dizenjuara  për tju  thënë atë që udhëheqësit e vendit duan të dëgjoni – kjo është jeta në Korenë e Veriut.

Lideri koreano-verior  Kim Jong-un ka goditur më tej, duke futur një ligj të ri radikal kundër asaj që regjimi e përshkruan si “mendim reaksionar”.

Kushdo që kapet me sasi të mëdha fimash nga Korea e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia tanimë do të përballet me dënimin me vdekje. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me atë që njerëzit shikojnë.

Kohët e fundit, Kim Jong-un shkroi një letër në mediat shtetërore duke kërkuar që Lidhja Rinore e vendit të godasë “sjelljen e pakëndshme, individualiste dhe antisocialiste” midis të rinjve.  Më herët lideri komunist  ndalojë gjuhën e huaj, modelet e flokëve dhe rrobat që i përshkroi si “helme të rrezikshme”.

Klan News





Të ngjashme