Kim Kardashian është shfaqur në kopertinën e revistës “Forbes” duke i dhënë një mesazh të qartë kritikëve të saj.

Me krahët e kyqëzuar dhe me një shikim sfidues ylli i really-show e përshkruar si një manjate e medias, duket e kënaqur me veten.

E padyshim që është kështu! Ajo ka arritur të fitojnë rreth “45 milion dollarë nga një lojë”, shkruhet në kopertinën e revistës.

Sipas listës vjetore të personave më të pasur të “Forbes”, ajo renditet në vendin e 42-të më një fitime prej 51 milion dollarësh vetëm për vitin e kaluar.

Që prej hedhje në treg të aplikacionit të saj “Kim Kardashian: Hollyëood” në vitin 2014, ajo ka futur në xhep rreth 160 milion dollarë.

Në një postim të saj në Twitter në lidhje me dalje e saj në kopertinë e Forbes, ajo ka thënë se është shumë krenare dhe duke shtuar në mënyrë ironike dhe hashtagun “Jo keq për një vajzë që nuk ka talent”./tvklan.al