“Ne nuk e njohim sa duhet kinematografinë tonë dhe që publiku lidhet kur dialogu vjen në shqip, ngjarja dhe shqetësimet janë shqiptare”,

thotë Iris Elezi, drejtoreshë e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit.

Arsyeja që çoi Iris Elezin fillimisht në shfaqjen e filmave në 35 mm në ambientet e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit, për ta zhvendosur në qiell të hapur, në tarracën e Pallatit të Kulturës. Rinjohja nisi me “Përdhunuesit” dhe do të vazhdojë mbrëmjen e çdo të marte deri në mbyllje të verës. Ajo që i propozohet publikut nga arkivi dhe Qendra Kulturore Tulla është kinemaja e fillimit të 1990-ës.

Mbrëmja nuk mbaron vetëm me projektimin. Regjisori dhe aktori kryesor, si në rastin e “Përdhunuesit”, Spartak Pecani dhe Ndriçim Xhepa ishin aty për t’ju përgjigjur kuriozitetit të publikut.

Të paditura që do t’i shërbejnë kujtesës kinematografike në vazhdim.

Programi është një udhëtim në 10 filma dhe dokumentarë që i përgjigjen pyetjes, pse disa ngjarje në vendin tonë vazhdojnë të përsëriten edhe pas thuajse 3 dhjetëvjeçarëve demokraci. Një e tillë mbetet ikja nga Shqipëria.

Tv Klan