Kirurgjia robotike ka përmirësuar trajtimet për sëmundjet gjinekologjike, ka deklaruar një organizatë e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor britanik.

Roboti Da Vinci Xi po përdoret në Alexandra Hospital, Redditch për të kryer ndërhyrje me saktësi më të lartë, dhimbje të reduktuar pas operacionit dhe risk më të vogël ndërlikimesh nga hemorragjia.

Mbi 100 gra me sëmundje të tilla si endometrioza u janë nënshtruar ndërhyrjeve ku është përdorur ky robot, tha Worcestershire Acute Hospitals NHS Trust. Ai i ka ndihmuar kirurgët me mjete që kanë një diapazon më të gjerë lëvizjesh sesa kirugjia tradicionale.

Roboti u përdor për herë të parë në vitin 2022 në këtë spital  për kancerin e prostatës, por tani u ofrohet pacientëve për sëmundje të  ndryshme.

Pacientët që i janë nënshtruar histerektomisë apo heqjes së endometriozës duke përdorur këtë robot, kanë shkuar në shtëpi menjëherë pas ndërhyrjes, ka deklaruar organizata./tvklan.al