Të pasionuarit pas jetëgjatësisë po shpenzojmë mijëra dollarë për të luftuar plakjen. Së fundmi injektimi i qelizave stamilane në gju po shihet si një nga mënyrat më efektive për një bukuri të përjetshme, duke mbajtur gjymtyrët e rigjeneruar.

Terapia me qeliza burimore është përdorur për të trajtuar një sërë kushtesh shëndetësore, duke përfshirë leuçeminë dhe diabetin, por përdorimi i qelizave të një personi tjetër për të mbajtur gjunjët e shëndetshëm dhe të fortë.

Injektimi i qelizave stamilane në gju është një arritje e re në fushën e estetikës e cila në fakt nuk është miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Kjo është edhe arsye se përse entuziastët e kësaj risie duhet të fluturojnë drejt vendeve si Bahamas dhe Panama për të bërë këtë ndërhyrje, pasi në këto vende nuk është e ndaluar.

Kur qelizat e shëndetshme i injektohet një personi, ato mund të rigjenerojnë dhe riparojnë indet të cilat janë të dëmtuara.

Ekspertët mjekësorë nga na tjetër shpresojnë se kjo terapia mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar një listë të gjatë të çështjeve mjekësore. Duke lënë anash optimizmin, mjekët u bëjnë thirrje pacientëve “të etur” të kuptojnë se kjo terapi është ende duke u studiuar.

Megjithatë terapia me qelizat staminale është aktualisht shumë e shtrenjtë dhe kërkon shumë më tepër kërkime, veçanërisht kur përdoret për trajtime të reja siç është ajo e rigjenerimit të gjunjve./tvklan.al