Nuk vendos rekord të ri kombëtar në 100 metra stil i lirë

Kledi Kadiu u rendit i 52-ti mes 70 notarëve pjesëmarrës në garën e 100 metrave stil i lirë në Lojërat Olimpike.

17-vjeçari vendosi kohën 51 sekonda e 65 të qindtat, duke u klasifikuar i pesti në baterinë e tij.

Kledi Kadiu nuk arriti të vendoste një rekord të ri kombëtar.

Më 30 Korrik e ka radhën notarja Nikol Merizaj, e cila do të marrë pjesë në garën e 50 metrave stil i lirë.

Tv Klan