Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e sheh si domosdoshmëri krijimin e një ligji të ri për pyjet. Ministri Blendi Klosi thekson nevojën e mbështetjes financiare të projekteve të nisura për pyllëzimin e zonave të shkretuara.

Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit:

Kemi nevojë shumë më tepër të kuptojmë financat me të cilat do mbështetet ky projekt. Me buxhetin e shtetit është e pamundur të bëhet”.

Pavarësisht vendosjes së moratoriumit të pyjeve për një afat 10 vjeçar në 4 Shkurt të 2016, Klosi thotë se nevojiten tre masa emergjente.

Ministri Klosi thotë se situata me pyjet në vend është kaotike, pasi menaxhimi i këtij aseti kombëtar është i shpërndarë në disa inspektorate të pushtetit qendror dhe atij vendor.

Tv Klan