Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me një kilogramë kokainë.

Arrestimi i 42-vjeçarit me iniciale B.F., u bë pas një kontrolli të autoriteteve në Ferrara. Ajo që i bëri ata të dyshonin ishte nervozizmi i shqiptarit, i cili nuk mund të shpjegonte arsyen se përse ndodhej në zonë.

Kokaina ishte vendosur në një pako dhe sipas policisë rezulton të jetë e cilësisë më të pastër.

Ndërkohë mediat bëjnë të ditur se nëse e gjithë ajo sasi kokaine do të dilte në treg, përfitimet do të arrinin deri në 300.000 euro.

/abcnews.al