Trajneri Grima teston disa lojtarë të reja

Kombëtarja Shqiptare e Femrave barazoi 0-0 miqësoren ndaj Bosnje-Hercegovinës, e luajtur në qytetin e Zenicës.
Skuadra e drejtuar nga Armir Grima zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, duke dalë disa herë përpara portës kundërshtare por nuk arritën të kalonin në avantazh.

Edhe fraksioni i dytë i lojës nisi me të njëjtën grintë nga vajzat kuqezi, por nuk mundën të shënonin.

Trajneri Grima e shfrytëzoi këtë miqësore për të aktivizuar futbollistet e thirrura në këtë grumbullim, për t’i parë në fushën e lojës dhe nivelin e skuadrës.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kombëtares së Femrave për këtë vit, ndërsa ndeshja e fundit e luajtur nga vajzat kuqezi ka qenë në Dhjetorin vitit të kaluar për eliminatoret e Europianit.

Tv Klan