Një komision ekspertësh i ka bërë thirrje autoriteteve gjermane që të legalizojnë abortin brenda 12 javëve të para të shtatzënisë.

Ditën e sotme, qeveria gjermane e udhëhequr nga krahu i majtë ka publikuar një raport prej 628 faqesh në të cilën rekomandon që abortet të lejohen deri në 12 javët e para të shtatzënisë. Kujtojmë që për të shmangur konfuzionet, 1 vit më parë qeveria gjermane mblodhi një komision të pavarur ekspertësh shkencorë për të rekomanduar se si të reformohej sistemi, dhe të dilnin në një përfundim përsa i përket abortit.

Liane Wörner, një avokate që drejton komisionin, tha të hënën në Berlin se mbajtja e paligjshme e abortit në fazat e hershme “nuk është më e qëndrueshme” duke pasur parasysh Kushtetutën, Të Drejtat e Njeriut dhe Ligjin Evropian.

Por pavarësisht përpjekjeve për të legalizuar abortin qeveria nuk është e detyruar të ndjekë këshillat e komisionit të ekspertëve. Ndërkaq deri më tani, ministrat kanë qenë të rezervuar për të ndarë mendimin e tyre. Por konservatorët e opozitës paralajmërojnë se kanë për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese nëse ligji ndryshohet.

Deputetët e krahut të djathtë thonë se qeveria po fillon një luftë kulturore për të drejtat e abortit, të ngjashme me grindjet e ashpra në vendet e tjera.

“Nëse doni të bëni një luftë kulturore, atëherë bëni atë me ne”, deklaroi kryetarja e Grupit Parlamentar Beatrix von Storch.

Duke marrë parasysh që në shtetet e Evropës Perëndimore, aborti është akoma një shkelje ligjore, për disa gra shtatzëna ky veprim bëhet akoma edhe më i vështirë. Por në rastet e abortiti kur gratë shtatzëna kanë probleme shëndetësore ose pas një rekomandimi apo konsulte nga mjeku, abortimi është i lejuar. Përjashtimet e tjera përfshijnë rastet e përdhunimit ose kur jeta e gruas është në rrezik.

Shumë raste tregojnë se gratë hasen me vështirësi të ndryshme për të abortuar sidomos ato që jetojnë në zona rurale. Nga frika e masave ligjore shumë qendra spitalore refuzojnë që të japin shërbimin e abortit, kurse disa prej tyre e japin në mënyrë të fshehtë për t’u shpëtuar masave ndëshkimore nga shteti.

Në rastet e abortit të paligjshëm, ka masa ndëshkimore ndaj klinikës apo mjekut, dhe në shumë raste të tjera merren në pyetje nga policia edhe gratë, duke u detyruar veç të tjerave të paguajnë shuma të mëdha parash për të abortuar. Por sipas aktivistëve, kjo është një mënyrë e gabuar pasi mund të jetë shumë traumatike. Aktivistët thonë gjithashtu se e gjithë kjo shton stigmën rreth abortit, duke e bërë një situatë tashmë të vështirë stresuese dhe të panevojshme për gratë.

Deri më tani, Gjermania ka arritur më së shumti të shmangë politizimin e nxehtë majtas-djathtas të të drejtave të abortit që shihet në shumë vende, si Polonia apo SHBA. Në fundjavë pati protesta nga të dyja palët në Mynih, por ato ishin të vogla dhe paqësore.

Ndërkaq, Franca u bë vendi i parë në botë që sanksionoi të drejtat e abortit në kushtetutën e saj më 4 Mars të këtij viti./tvklan.al