Komisioni i Posaçëm Parlamentar i Reformës Zgjedhore do të mblidhet ditën e mërkurën në një mbledhje që do të zhvillohet online. Ndërkohë që ende nuk ka një dakordësi për të rinisur punën dhe Këshilli Politik ku janë pjesë dhe Partia Demokratike dhe LSI.

Opozita jashtë parlamentit e ka cilësuar si show mediatik mbledhjen e radhës së Komisionit, por kryetari socialist i këtij Komisioni e ka bërë të qartë se vendi nuk mund të lihet pa zgjedhje, prandaj është domosdoshmëri vijimi i punës së mirë që palët bënë gjatë 2 muajve, Janar dhe Shkurt.

Ndërkohë që kanë rënë dakord për disa çështje, 2 kahët e politikës ende nuk ka gjetur konsensus për  depolitizimin e administratës zgjedhore apo financimin e partive.

Socialistët kanë kërkuar dhe mbështetjen e ambasadores amerikane për të nxitur rifillimin e tryezës së dialogut përmes një komunikimi që Gjiknuri ka zhvilluar me ambasadoren Yuri Kim.

Tv Klan