Komiteti për mbrojtjen e kushtetutës në qytetin e Vlorës i është bashkuar dhje Aleanca për Mbrojtjen e këtij qyteti. Gjatë dialogut të radhës, që në qytetin bregdetar drejtuesit e komitetit kanë kërkuar mbështetje për referendumin që do të hedhë poshtë ndryshimet kushtetuese të miratuara pas akordit që dy partitë e mëdha bënë me njëra-tjetrën.

Artur Zheji: “Po luftojmë për një çështje të madhe që lidhet me një atentat shumë të rëndë që i është bërë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, por ama prova gjenerale për të guxuar për atentate të tilla ndaj shqiptarëve është bërë në Vlorë.”

Ardian Klosi: “Nuk e kuptoj, përse i krijohet kryeministrit ky gjithë pushtet.”

Ilir Meta: “I vetmi institucion që sot nuk kontrollon Berisha në Shqipëri është referendumi dhe i vetmi institucion ku Berisha e ka pasuar 2 herë është referendumi.”

Sipas drejtuesve të Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, mbledhja e firmave për kryerjen e referendumit do të fillojë menjëherë sapo këto ndryshime të botohen në Fletoren Zyrtare./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka