Zbulohet draft-rezoluta për shkarkimin e Metës

Zbulohet draft-rezoluta për shkarkimin e Metës

15:55 11/06/2019

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur mëngjesin e kësaj të marte ka dhënë dakordësinë për nisjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit të Republikës në seancën e së enjtes, pasi e vlerësoi si antikushtetues anulimin e datës së zgjedhjeve.

“Kuvendi i Shqipërisë duke u njohur me aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe duke konsideruar se ky është një akt i paprecedentë që synon të mohojë realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor konstaton:

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk i njohin Presidentit të drejtën për të anulluar zgjedhjet;

Akti i Presidentit, në mënyrë të kundraligjshme, ka për qëllim ndërhyrjen në një proces zgjedhor tashmë të shpallur dhe të administruar sipas kritereve, kushteve dhe afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor, sic është procesi i nisur për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të datë 30 Qershor 2019;

Ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejtë në një proces që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në Kodin Zgjedhor”.

Pas afro 5 orësh debat, deputetëve do t’u kërkohet të votojnë për miratimin e projekt-rezolutës së socialistëve ku kërkohet ngritja e një Komisioni Hetimor për aktin e Presidentit që shfuqizoi dekretin e nxjerrë nga po ai për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 30 Qershor.

“Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cënuar rëndë barazinë e konkurimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës; Mundësinë e aktivizimit tëmekanizmave tëkontrollit dhe hetimit parlamentarparashikuar nganeni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës;Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se akti i Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë”.

Rezoluta mbeshtet edhe vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të mos e njohur dekretin e Presidentit.

“Kuvendi i Shqipërisë mbështet qëndrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajon këtë organ të vijojë të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhojë e zbatimit të Dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke e njohur këtë të fundit si të vetmin akt të ligjshëm të nxjerrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve vendore 2019”.

Pavarësisht se shumica ka deklaruar se do t’i shkojë deri në fund vendimit për ta shkarkuar kreun e shtetit, në fund të rezolutës i kërkon atij reflektim.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”.

Nëse Parlamenti të enjten voton pro rezolutës, atëherë kërkohet depozitimi i firmave të jo më pak se 36 deputetëve që kërkojnë në mënyrë të argumentuar arsyet e shkarkimit të Presidentit. Komisioni i Ligjeve ka kohë 2 javë të shprehet nëse është pro kërkesës. Vetë Presidenti, nëse dëshiron, mund të shprehet përpara këtij komisioni.

Raporti i këtij të fundit duhet të votohet në Parlament me shumicë të thjeshtë. Nëse ai rrëzon raportin, procedura e shkarkimit ndërpritet. Në të kundërt, ngrihet Komisioni Hetimor. Në përfundim të hetimit, nëse ka prova se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën, raporti që propozon shkarkimin shkon sërish për votim në seancën plenare. Që ai të miratohet, kërkohet vota e 93 deputetëve. Gjithsesi, fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese e cila vlerëson nëse vendimi i Kuvendit është i drejtë.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori