reforma-drejtesi

2016 është shpallur nga maxhoranca si viti i drejtësisë.

Pas raportit paraprak të Komisionit të Venecias, që bëri disa rekomandime dhe sugjerime për draftin e reformës në Drejtësi, ekspertët e nivelit të lartë kanë nisur menjëherë nga puna për integrimin e tyre. Ata janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me ekspertët e forcave parlamentare, përfshirë dhe ata të opozitës, por dhe ekspertët të pavaruar të shoqërisë civile.

Raporti paraprak i Komisionit të Venecias u mirëprit dhe u përshëndet nga të gjitha partitë politike. Nëse pas përfshirjes së rekomandimeve të këtij raporti në dokumentin e reformës në Drejtësi, të gjitha forcat politike do të vlerësojnë se ato janë të gjitha të përfshira në draft, reforma në Drejtësi do të quhet e përfunduar dhe dokumenti do t’i shkojë parlamentit për votim.

Nëse konsensusi nuk arrihet në Komision e Posaçëm Parlamentar dhe palët do të ndajnë qëndrime të ndryshe, atëherë drafti do t’i dërgohet edhe njëherë Komisionit të Venecias për një raport përfundimtarë.

Ky organizëm ndërkombëtar është njohur nga të gjitha partitë politike si arbitër për reformën në Drejtësi, ndaj raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias pritet të gjejë konsensusin e gjerë politik dhe të votohet me shumicë absolute në Kuvend.

Miratimi i reformës në Drejtësi është kushti i vetëm, që teknikisht Shqipëria duhet të përmbushë për t’iu hapur rruga e çeljes sëg negociatave të antarësimit në Bashkimin Europian.

Tv Klan