Së shpejti nis puna për lagjen e re

Kryeministri Edi Rama ishte në Kamzë ku pa nga afër ambientet e reja kopshtit “Niko Hoxha” ku 200 fëmijë do të gjejnë ambiente krejtësisht të reja pas dëmeve të pësuara në tërmetin e 26 Nëntorit të 2019-ës.

Por një tjetër projekt i rëndësishëm në këtë zonë është ai që pritet të fillojë pas pak javësh me ndërtimin e një shkolle të re dhe një lagjeje për 280 familje të prekura nga tërmeti.

Kryeministri Rama kërkoi bashkëpunimin e bashkisë me universitetin bujqësor. Aktualisht në zonë po punohet nga IKMT për pastrimin e territorit. Kryeministri Rama kërkoi që të nisë sa më shpejt puna për finalizimin e projektit.

Tv Klan