Për të 11-in vit, Korça ka pritur Festivalin e Komedisë. Edhe në këtë edicioni ky aktivitet ka bërë bashkë aktorë vendas, por edhe nga Kosova dhe Greqia. Për 8 netë Kokofest do të sjellë komedi të ndryshme që spikatin për forcën e mesazheve dhe karaktereve ndërsa interesi këtë vit është më i lartë nga publiku.

Të zotët e shtëpisë ishin ata që e ngritën siparin e këtij edicioni të Kokofest. Trupa e teatrit “Andon Zako Çajupi” solli komedinë Vasha Zheleznova e Gorkit. Edhe aktorët shprehen të emocionuar për pjesëmarrjen në këtë festival

Festivali i komedisë është kthyer në një traditë duke u organizuar prej vitesh dhe duke u kthyer në një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore në vend.

Klan News