47 raste të reja viktimash janë shënuar nga koronavirusi në Kinë, duke e çuar numrin total të vdekjeve në këtë shtet në 2.835. Ndërkohë janë regjistruar 427 raste të reja, një shifër në rritje në krahasim me 327 raste që ishin një ditë më parë.

Një person humbi jetën në Pekin dhe një tjetër në provincën Henan, ndërsa 45 viktimat e tjera u shënuan në provincën Hubei.

Në Kinë, indeksi i përhapjes së infektimit në muajin Shkurt ra në 35.7, nga 50 në Janar, duke shënuar një ulje të epidemisë.

Koreja e Jugut ka konfirmuar 594 raste të reja me COVID-19, krahasuar me një ditë më parë, si dhe tre vdekje, që  në fakt rezulton të jetë rritja më e madhe në vend që nga fillimi i epidemisë, ndërsa në total janë shënuar 16 viktima.

Aktualisht në Korenë e Jugut janë 2,931 persona të prekur nga ky virus vdekjeprurës. Mbi 90% e rasteve të reja kanë ndodhur në qytetin e Daegu dhe në provincën e afërt të Gyeongsang-it të Veriut.

Kërcënimi për epidemi nga koronavirus në të gjithë botën është në nivele “shumë të larta”.

Kjo është pohuar nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH -së Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë konferencës në Gjenevë.

“Rritja e vazhdueshme e numrit të rasteve me COVID-19 dhe numri i vendeve të prekura ditët e kaluara, është shkak për shqetësim. Epidemiologët tanë janë duke monitoruar vazhdimisht këto zhvillime dhe ne kemi ngritur alarmin për rrezik përhapjeje globale në një nivel shumë të lartë” , shpjegoi kreu i OBSH.

Ndërkohë në Itali numri i të infektuarve ka shkuar në 822 deri më tani, përfshirë këtu edhe 24 viktima që nuk mundën ta përballonin agresivitetin e këtij virusi, por llogaritet edhe numri i personave që arritën të shërohen.

Ka 46 raste me koronavirus që kanë arritur të shërohen,” tha shefi i urgjencës, Angelo Borrelli, gjatë një deklarate për shtyp në selinë e Mbrojtjes Civile. 

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara duke analizuar situatën, kanë kërkuar që qytetarët të shmangin udhëtimet drejt Italisë, gjithashtu edhe drejt Kinës dhe kresë së Jugut.

Numri i të infektuarve në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 17. Ndërkohë, në Irlandën Veriore dhe Wells, dy rastet e infektuara janë persona që kanë udhëtuar nga Italia.

Rasti i parë është shënuar edhe në Kanë, ku rezulton se është një 23-vjeçar që kishte udhëtuar nga Milano. /tvklan.al