Edhe në katër ditët e para të Marsit numri i viktimave në vendin tonë vijon të jetë dyshifrorë. Për 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë humbur betejën nga koronavirusi 20 qytetarë. Tashmë përhapja e virusit është edhe në moshë të re ku gjatë ditëve të fundit ka pasur edhe raste me fatalitet, më i fundit është për një 27 vjeçare nga Berati e cila humbi jetën si pasojë e komplikacioneve në mushkëri.

Në harkun e 24 orëve janë kryer 3268 testime, prej të cilëve janë zbuluar 847 raste të reja me koronavirus.

Në spitalet COVID në Tiranë dhe në tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 janë të intubuar.

Gjatë të enjtes, ministria e Shëndetësië informon se janë vaksinuar 1014 qytetarë dhe që nga fillimi i procesit janë kryer gjithsej 16,807 vaksinime.

Po ashtu, janë 777 të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,853.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes.

Klan News