Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi

13:10 27/02/2020

Rastet e para në Rumani, Danimarkë dhe Estoni

Vazhdon të zgjerohet me ritme të shpejta përhapja e koronavirusit në Europë dhe në botë. Rumania, Estonia dhe Danimarka janë vendet e radhës që kanë shënuar të prekurit e parë nga ky virus.

Autoritetet rumune thanë se i infektuari i parë është një burrë nga qyteza jugperëndimore e Gorjit. Ai ishte infektuar pasi ishte takuar me një 71-vjeçar italian nga Rimini, i cili kishte vizituar Rumaninë në sezonin e gjuetisë. Koronavirusi e preku këtë vend, pavarësisht kontrolleve të rrepta në të gjitha aeroportet, të pasagjerëve që shkonin nga Italia.

Izraeli është vendi i radhës që pritet të vendosë bllokimin e hyrjeve të shtetasve italianë. Ndërsa në Itali, numri i viktimave nuk ka pësuar ndryshim gjatë 24 orëve të fundit, duke qëndruar në 12, ndërsa ai i të prekurve në 453. Në Japoni është shënuar rasti i parë i riinfektimit me koronavirus. Bëhet fjalë për një person, i cili shpallur i shëruar nga autoritetet japoneze, por që është shtruar sërish në spital me simptoma të virusit.

Numri i viktimave në të gjithë botën ka arritur në mbi 2800 dhe mbi 82 mijë ai i të infektuarve.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi